Barca ia tregon Tottenhamit çmimin e Malcom

Futboll

Barca ia tregon Tottenhamit çmimin e Malcom

Më: 17 janar 2019 Në ora: 20:39
Malcom

Ylli brazilian i Barcelonës, Malcom, është ai që ditëve të fundit ka zënë vend në kryefaqet e medieve evropiane.

Emri i tij po lidhet me një kalim të mundshëm në Premierligë, saktësisht në “Wembley” tek Tottenham Hotspur.

Malcom nuk ka arritur që të zë vend në formacionin e parë të Barcelonës, madje së fundmi është raportuar se Valverde i ka bërë të ditur lojtarit se mund të kërkojë skuadër të re.

Interesim i menjëhershëm ka ardhur nga radhët e Tottenham, të cilët kanë shprehur dëshirën për transferimin e lojtarit.

“Goal” shkruan se Barcelona kërkon 44 milionë euro nga Tottenham për ta liruar lojtarin të iki nga “Camp Nou”.

Tottenham ka humbur lojtarin kryesor të skuadrës, Harry Kane, i cili do të mungojë për më shumë se një muaj, si pasojë e lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Manchester United.

Ardhja e Malcom do të ishte ndihmesë e madhe për skuadrën e Pochettinos, që as verën e kaluar nuk bëri ndonjë transferim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat