Mandzukic refuzon ofertë nga Kina

Futboll

Mandzukic refuzon ofertë nga Kina

Më: 17 janar 2019 Në ora: 20:45
Mario Mandzukic

Mario Mandzukic ka një mega ofertë nga Kina, pikërisht nga klubi Shanghai SIPG, por ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Juventusi.

Sulmuesi kroat që është kthyer në simbol te Juventusit, këtë sezon ka shkëlqyer edhe me gola, ku ka shënuar në çdo ndeshje të rëndësishme.

Ai e ka refuzuar një ofertë të majme nga Kina e largët pasi dëshiron të qëndrojë te bardhezinjtë për të fituar Ligën e Kampionëve.

Shanghai SIPG, klubi kinez kampion në fuqi po kërkon një sulmues të madh.

Ata kanë marrë refuzime nga Diego Costa dhe Edin Dzeko , ku Mario Mandzukic ishte i fundit.

Drejtuesit e klubit kinez i kanë ofruar sulmuesit kroat kontratë trevjeçare me pagë 15 deri në 16 milionë euro në sezon.

Mandzukic ka ardhur te Juventusi në vitin 2015 nga Atletico Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat