Lautaro Martinez nuk largohet nga Inter

Futboll

Lautaro Martinez nuk largohet nga Inter

Më: 18 janar 2019 Në ora: 00:01
Lautaro Martinez

Një nga lojtarët më në formë tek Inter këtë edicion, Lautaro Martinez, duket se nuk është duke planifikuar largimin nga skuadra “zi kaltër”.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vet agjenti i lojtarit, i cili ka thënë se mundësit janë zero që lojtari të bëjë ndonjë lëvizje.

“Ai gjithmonë ka qenë i lumtur. Por, sigurisht se si çdo lojtar që nuk luan, mund të jetë pakëz i nervozuar” ka thënë fillimisht agjenti i lojtarit për “FCInterNews”.

“Ndoshta ishte për arsye se ai mendonte se ishte i gatshëm të luante, mirëpo tani ai është i qetësuar. Ai ëhstë i lumtur në Milan, kështu që ne hedhim poshtë mundësinë për një kalim tek Betis” ka thënë tutje Yauqe.

“Lautaro ka një ofertë pesë vjeçare me Nerazzurin dhe ai është i lumtur. Ai do të qëndrojë në Milano” ka thënë ndër të tjerash agjenti i lojtarit.

Kujtojmë se ishte skuadra nga La Liga, Real Betis, ajo që ka shprehur interesim për ta transferuar lojtarin në formë huazimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat