Valverde tregon se a do të diskualifikohet Barcelona nga Kupa e Mbretit

Futboll

Valverde tregon se a do të diskualifikohet Barcelona nga Kupa e Mbretit

Më: 18 janar 2019 Në ora: 08:25
Ernesto Valverde

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka deklaruar se skuadra e tij nuk ka shkelur asnjë rregull me inkuadrimin në lojë të të riut Juan Brandariz, në sfidën e Kupës së Mbretit ndaj Levantes.

Juan Brandariz ishte pjesë e skuadrës së Barcelonës në humbjen 2:1 në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit ndaj Levantes, edhe pse kishte një pezullim pas pesë kartonëve të verdhë te Barcelona B në Segunda Division.

Gjatë ditës së enjte raportet e medieve në Spanjë bënin të ditur se presidenti i Levantes, Quico Catalan, kishte vendosur të paraqiste një ankesë pranë federatës, për përfshirjen në skuadër të Brandariz për ndeshjen e parë.

Në rast të ekzistimit të konstatimit të shkeljes së ndonjë rregulle, Barcelona rrezikonte diskualifikimin nga Kupa e Mbretit.

Por kjo gjë sipas trajnerit Ernesto Valverde, nuk do të ndodh.

“Ne nuk kemi asnjë dyshim për Brandariz”, u ka thënë Valverde gazetarëve të enjten pas ndeshjes.

“Ne besojmë se nesër do të jemi në short. Jemi të sigurt që kemi vepruar mirë”.

“Ne e dinim plotësisht se Brandariz ishte i sanksionuar, ai nuk mund të përdoret kundër Eibar në La Liga”.

“Jemi të bindur në atë që kemi bëri, kemi vepruar në mënyrë absolutisht të saktë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat