Lajm i madh për Interin, ylli i skuadrës pranon rinovimin e kontratës

Futboll

Lajm i madh për Interin, ylli i skuadrës pranon rinovimin e kontratës

Më: 18 janar 2019 Në ora: 10:07
Milan Skriniar

Vazhdon të jetë njëri nga emrat më të kërkuar në tregun e transerimeve.

Fjala është për yllin e Interit, Milan Skriniar, i cili po kërkohet me ngulm nga shumica e klubeve elitare.

Edhe pse kishte tre muaj që palët e përfshira në negociata, pra menaxheri i lojtarit dhe drejtuesit e klubit nuk kishin gjetur gjuhën e përbashkët, tani si duket gjithçka po shkon drejt fundit.

Kjo pasi, lojtari pritet të pranojë ofertën e klubit dhe muajin e ardhshëm do ta nënshkruajë rinovimin, që do ta mbajë atë në Giuseppe Meazza deri më 2023.

Gjithsesi mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat, derisa ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat