Wijnaldum: Jemi budallenj...

Futboll

Wijnaldum: Jemi budallenj...

Më: 18 janar 2019 Në ora: 11:03
Wijnaldum: Jemi budallenj...

Skuadra e Jurgen Klopp ka pësuar vetëm një humbje në 22 ndeshje deri në këtë fazë dhe prin në renditje me katër pikë më shumë se Manchester City, 57 me 53. Mesfushori holandez i Redsave, Georginio Wijnaldum, beson se është viti i Liverpoolit dhe se për këtë duhet të luftojnë deri në takimin e fundit, për t’u kurorëzuar me titull pas më shumë se dy dekadave. “Mendoj se ne do të ishim budallenj nëse do themi, ‘jo, nuk mendojmë se do ta fitojmë’. Nëse i pyesni njerëzit e Manchester Cityt se a do të jenë ata kampionët, ata do të thonë se po, do të shpallen kampionë”, ka thënë Wijnaldum.“Është një shenjë e keqe nëse themi jo, por do ta shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit”. Duke qenë se janë 4 pikë para rivalit për titull Manchester City, Wijnaldum premtoi se do të japin gjithçka në fushë për të fituar ndeshje pas ndeshje.“Do ta japim maksimumin tonë, do të tentojmë ta fitojmë çdo ndeshje dhe do ta presim fundin e sezonit. Ka ende shumë kohë deri atëherë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat