Reagon Girona, sfidon Barcelonën

Futboll

Reagon Girona, sfidon Barcelonën

Më: 18 janar 2019 Në ora: 11:41
Stuanit

Klubi i Gironas ka hedhur poshtë zërat për një transferim të mundshëm të sulmuesit Cristhian Stuani te Barcelona. Ka qenë vet presidenti Delfi Geli, ai i cili ka mohuar të ketë kontakte me kampionët e La Ligës, duke theksuar se asnjëherë nuk është folur për largimin e Stuanit dhe se sulmuesi është i lumtur te Girona. 32-vjeçari shihej si një nga emrat që mund të zëvendësonte Luis Suarezin te Barcelona, ndërsa ai ka një klauzolë largimi 15 milionë euro. Stuani është golashënuesi i tretë i La Ligas këtë sezon, pas Lionel Messit dhe Luis Suarezit, duke shënuar 12 gola në 15 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat