Grabitet dhe kërcënohet djali i Marcelo Lippit

Futboll

Grabitet dhe kërcënohet djali i Marcelo Lippit

Më: 18 janar 2019 Në ora: 13:27
Davide Lippi

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Milanos.

Momente frike për Davide Lippin. Menaxheri italian i futbollistëve, djali i trajnerit të mirënjohur Marcello Lippi, është sulmuar fizikisht në Milano.

Atij i janë afruar tre persona me fytyra të mbuluara nga kaskat e motorëve, që kërkonin të vidhnin orën Rolex, duke e dhunuar me grushte e shqelma dhe madje e kanë kërcënuar me jetë.

Në momentet e para kishte paqartësi për ngjarjen, por më pas policia ka sqaruar gjithçka ka ndodhur falë dëshmisë së Davide Lippit.

Autoritet kanë nisur hetimet për të identifikuar grabitësit, të cilët tentuan të cilët kanë rrezikuar edhe jetën e djalit të trajnerit të madh italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat