Levante kërkon përjashtimin e Barcelonës nga Kupa e Mbretit

Futboll

Levante kërkon përjashtimin e Barcelonës nga Kupa e Mbretit

Më: 18 janar 2019 Në ora: 13:28
Levante

Fitorja 3-0 ndaj Levantes, mund të jetë e pavlefshme për Barcelonën.

Barcelona mund të eliminohet në tavolinë nga Kupa e Mbretit për këtë edicion, edhe pse rezultatet në fushën e blertë e kanë kualifikuar në çerekfinale.

Kundërshtari i “blaugranave” në fazën e 1/8 së finales Levante, i ka paraqitur gjyqtarit të vetëm të Komitetit të Konkurrencës ankesën për të ndëshkuar Barcelonën, duke pretenduar se skuadra katalane ka aktivizuar një lojtar të suspenduar në ndeshjen e luajtur javën e kaluar.

Juan Bandariz, i njohur nga të gjithë si Chumi, është aktivizuar nga trajneri Ernesto Valverde, pavarësisht se ishte suspenduar me ekipin e dytë të Barçës, pas kartonit të pestë të verdhë të marrë 6 janarin e kaluar, në ndeshjen e luajtur kundër Castellon.

Drejtuesit e Levantes këmbëngulin se Barcelona dështoi në përmbushjen e pikave të Kodit Disiplinor të RFEF.

Barcelona ka shpjeguar se ky rregull është ndryshuar dhe thotë se dënimet e lehta shlyhen në kompeticionin ku janë marrë, ndërsa ndëshkimet e rënda shtrihen në disa kompeticione.

Tani mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi dhe se a do të përjashtohet Barcelona nga Kupa e Mbretit për këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat