Bukuroshja seksi që “frymëzon” mbrojtësin

Futboll

Bukuroshja seksi që “frymëzon” mbrojtësin

Më: 18 janar 2019 Në ora: 14:22
Bukuroshja seksi që “frymëzon” mbrojtësin

Ai po luan sezonin e tij të 5-të në kampionatin italian të futbollit. Bëhet fjalë për mbrojtësin holandez Stefan De Vrij, i cili nga viti në vit e ka rritur nivelin e performancës së tij në fushën e lojës, duke bindur Interin që ta marrë në “San Siro” verën e kaluar.

Ndërkohë çelësi i suksesit të mbrojtësit 26-vjeçar, duket se është bashkëshortja e tij Doina Turcanu. Çifti është njohur në Romë, kur Stefan ishte pjesë e Lazios.

27-vjeçarja është nga Rumania dhe në vitin 2010 u shpall “Miss Triumfuesja” në Bukuresht, ndërsa ëndrra e saj është që të bëhet një modele.

Diona-s po i shtohen gjithnjë e më shumë ndjekësit në rrjetet sociale. De Vrij dhe Turcanu shfaqen shumë shpesh së bashku, veçanërisht në plazhet e ndryshme të botës.

Ndërsa së fundmi bukuroshja rumune ishte edhe në festën zyrtare të Krishtlindjes, organizuar nga klubi zikaltër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat