Real refuzon tri oferta për 21-vjeçarin që vlen 300 mln euro

Futboll

Real refuzon tri oferta për 21-vjeçarin që vlen 300 mln euro

Më: 18 janar 2019 Në ora: 15:40
Javi Sanchez

Real Madrid ka refuzuar ofertat që ka marrë nga tre klube të ndryshëm për qendërmbrojtësin e ri Javi Sanchez. 21-vjeçari ka luajtur vetëm një ndeshje si zëvendësues në La Liga, por është aktivizuar dy herë në Champions League dhe në disa takime të Kupës së Mbretit. 

Kontrata e mbrojtësit me kampionët e Europës në fuqi skadon në qershorin e 2020-ës dhe ka një klauzolë 300 milionë euro për prishjen e parakohshme të saj. 

Megjithatë, "Diario Sport" ka bërë të ditur se Real Valladolid, Real Sociedad dhe Bounemouth kanë bërë një ofertë për të. Oferta këto që janë refuzuar nga madrilenët, të cilët mendojnë se Sanchez ka një të ardhme premtuese me "Los Blancos".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat