Ademi dhe Salihu një takim domethënës - Bota Sot
Ademi dhe Salihu një takim domethënës

Futboll

Ademi dhe Salihu një takim domethënës

Më: 18 janar 2019 Në ora: 16:34
Ademi dhe Salihu një takim domethënës

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, po qëndrojnë në selinë qendrore të kompanisë së njohur të veshmbathjeve sportive “Adidas” në Herzogenaurach të Gjermanisë, me ftesë speciale të udhëheqësve të kësaj korporate gjigante. Krerët e FFK-së u pritën nga menaxheri i marketingut dhe dy bashkëpunëtorët e FFK-së, që njëherësh janë punëtorë dhe promotorë të Adidasit, Aurora Haliti dhe Besart Rama. Ademi dhe Salihu vizituan ambientet e selisë qendrore të kësaj kompanie si dhe morën dhurata si mysafirë specialë dhe personalitete të zgjedhura për ta vizituar këtë kompani. Me këtë rast, Ademi ka falënderuar kompaninë ‘Adidas’ dhe bashkëpunëtorët e FFK-së, Aurora Haliti e Besart Rama për respektin dhe dhuratat, duke iu uruar suksese të mëtejshme kësaj kompanie gjigante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...