PSG dënon lojtarin

Futboll

PSG dënon lojtarin

Më: 18 janar 2019 Në ora: 17:20
Adrien Rabiot

Situata për mesfushorin francez Adrien Rabiot nuk është aspak e mirë, pasi klubi ka marrë vendimin të mos e lejojë lojtarin të stërvitet me skuadrën e parë, por me rezervat. Përplasja që lojtari ka patur kohët e fundit me trajnerit Thomas Tuchel dhe drejtuesit e PSG-së ka sjellë këtë masë ekstreme, çka konfirmon se largimi i 23-vjeçarit nga kampionët e Francës është çështje orësh. Sipas “Mundo Deportivo”, lojtari është duke u stërvitur me skuadrën rezervë, ose më saktë me lojtarët që në afatin kalimtar të janarit janë të destinuar të largohen. Pra, Adrien Rabiot nuk është më pjesë e skuadrës së parë dhe nuk do të grumbullohet për ndeshjen e radhës së skuadrës së PSG-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat