Solari thotë se Real Madridi ka dy portierët më të mirë në botë

Futboll

Solari thotë se Real Madridi ka dy portierët më të mirë në botë

Më: 18 janar 2019 Në ora: 17:37
Solari thotë se Real Madridi ka dy portierët më të mirë në botë

Real Madridi do t’i ketë të gatshëm dy portierët, Thibaut Courtois dhe Keylor Navasin, pasi belgu është kthyer nga lëndimi.

Reali nesër e pret në shtëpi Sevillën, dhe dy portierët do të luftojnë për një vend titullar.

“Real Madridi është me fat që i ka dy portierët më të mirë në botë”, ka thënë Santiago Solari.

Thibaut Courtois erdhi  gjatë verës në “Bernabeu” nga Chelsea, dhe ka arritur që t’ia zë vendin Navasit, i cili së fundmi është shprehure i pakënaqur për shkak që nuk po luan rregullisht, ku ka paralajmëruar edhe largimin. 

Navas në këtë stinor të La Ligës ka vetëm 3 paraqitje, 3 në Ligën e Kampionëve dhe 4 në Kupën e Mbretit, dhe ka pranuar 10 gola, kurse Courtois ka 16 paraqitje në La Liga, 3 në Ligën e Kampionëve dhe i ka pranuar 25 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat