Solskjaer: Dera e United është e mbyllur në të dyja kahët - Bota Sot
Solskjaer: Dera e United është e mbyllur në të dyja kahët

Futboll

Solskjaer: Dera e United është e mbyllur në të dyja kahët

Më: 18 janar 2019 Në ora: 18:48
Solskjaer: Dera e United është e mbyllur në të dyja kahët

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka deklaruar sot se nuk pret asnjë blerje të madhe nga merkato e janarit. Nën drejtimin e trajnerit norvegjez, skuadra e United i ka fituar të 6 ndeshjet e luajtura deri më tani, paraqitja më e mirë e një trajnerit në debutimin e tij me “djajtë e kuq”. “Nuk pres asnjë blerje apo largim, do të vazhdojmë me këtë grup që jemi. Rezultatet e arritura më japin të drejtë”, tha Solskjaer.

Skuadrës së United i është rikthyer në stërvitje pas gati dy muajsh sulmuesi kilian Alexis Sanchez, që do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e radhës ndaj Brighton. Gjithsesi, lajmi i keq është se do të mungojë për 3-4 javë mesfushori belg Manuel Fellaini i dëmtuar. “Nuk do të kemi as largime, pasi tani që nuk kemi as Manuel na duhen të gjithë lojtarët që kemi në dispozicion. Edhe McTominay pres që të qëndrojë me ne”, u shpreh më tej trajneri Solskjaer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...