Vjen lëndimi i radhës te Real Madridi

Futboll

Vjen lëndimi i radhës te Real Madridi

Më: 18 janar 2019 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Toni Kroosit, Gareth Bale, Marco Asensios e Marcos Llorentes, të gjithë këta të lënduar, tashmlë iu është bashkuar edhe portieri nga Kosta Rika, Keyolar Navas.

Navas luajti për 90 minuta në Kupën e Mbretit në ndeshjen ndaj Leganes, mirëpo do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Sevillës.

Në portë do të jetë Thibaut Courtois, kurse në bankën rezervë pritet të jetë djali i Zinedine zidane, Luca, i cili nuk ka shumë eksperiencë, mirëpo për shkak të largimi të Kiko Casilla në fillim të kësaj jave në drejtim të Leeds United, Santiago Solari nuk ka zgjidhje tjetër.

Klubi nuk e ka caktuar kohën e rikuperimit të portierit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat