Emri i futbollistit që po shkakton tërmet të madh e piskamë në një qytet të Kosovës

Futboll

Emri i futbollistit që po shkakton tërmet të madh e piskamë në një qytet të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2019 Në ora: 13:48
Emri i futbollistit që po shkakton tërmet të madh e piskamë në një qytet të Kosovës

Tarik Çmajçanin nga Novi Pazari, ka shkaktuar tërmet mbase edhe piskamë të disa në qytetin e Therandës! Në dilemë për disa dashamirë të futbollit të qytetit therandas, se ky futbollist është boshnjak, serb apo shqiptar? Çmajçanin është mesfushor dhe përforcim i ri i Ballkanit nga Theranda, që garon në Superligën e Kosovës.

Shkaku i pëlqimit apo komentit që ia ka bërë analistit të Shqipërisë, Mustafa Nanos, ky i fundit njihet me qëndrime pro klubeve serbe,  Çmajçanin, shikohet me një sy të keq tashmë në Therandë, mbase konsiderohet edhe se është serb.  Çmajçanin ka deklaruar brenda klubit se ka prejardhje shqiptare, djali i tij quhet Isa dhe babai Sefedin. 

Image

Është nga Novi Pazari, por ai komenti që ia bëri (Drzi Legendo – përkthyer shqip Mbaju legjendë) - para një kohe Nanos që kishte shkruar proserbëve, ka shkaktuar indinjatë të thellë të disa dashamirë. Si mund të jetë serb ky djalosh, që emrin e ka Tarik dhe në profilin e tij në facebook  pothuajse ka shoqëri vetëm me boshnjak!  Drejtuesit e FC Ballkanit presin që gjërat të qetësohen dhe këto gënjeshtra që janë bërë për futbollisti Çmajçanin të marrin fund dhe të kthehen në normalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat