Plas “skandali” te Real Madridi, ylli i ekipit është 6 kilogramë mbi peshë

Futboll

Plas “skandali” te Real Madridi, ylli i ekipit është 6 kilogramë mbi peshë

Më: 19 janar 2019 Në ora: 14:05
Real Madridi

Problemet shtohen për Real Madridin. Pas ecurisë së keqe, që “hëngri kokën” e një trajneri në pak kohë, të Julen Lopetegui, vendin e të cilit e zuri Santiago Solari, ekipi i bardhë ka krijuar distancë me kreun. Qetësia mungon, e sintetizuar më së miri në situatën me mesfushorin Isco, që po ngroh stolin, edhe pse konsiderohej një yll në “Bernabeu”. 

Tani, Solari duhet të merret edhe me formën e keqe të Marcelo, një tjetër yll te “Los Blancos”. Në ndeshjet e fundit, braziliani ka qenë më pak protagonist se zakonisht. Dhe gjithçka duket se është zbuluar, sa iu takon shkaqeve. Lojtari në fjalë peshon 5, ose 6 kilogramë më shumë se lejohet, sipas Juan Ramón de la Morena.

Sipas gazetarit të njohur spanjoll, anësori i majtë peshon afro 6 kilogramë më shumë se pasha e tij e zakonshme (ideale). Madje, braziliani ka shmangur edhe peshoret e “qytetit sportiv”, në mënyrë që të mos përballet me problemin. 

Kjo është arsyeja, pse Solari po e zëvendëson atë në ndeshjet e fundit. Megjithatë, trajneri i të bardhëve e ka shmangur këtë çështje në konferencën e fundit për shtyp, duke pohuar se Marcelo ka një problem me gjendjen e tij fizike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat