Federata Spanjolle merr vendimin për ecurinë e Barcelonës

Futboll

Federata Spanjolle merr vendimin për ecurinë e Barcelonës

Më: 19 janar 2019 Në ora: 14:19
Federata Spanjolle merr vendimin për ecurinë e Barcelonës

Nuk ka më dyshim, Barcelona do të vazhdojë aventurën në raundin çerekfinal të Kupës së Mbretit. Federata Spanjolle e Futbollit ka marrë më në fund një vendim në lidhje me pretendimin e ngritur së fundmi për talentin Çumi.

Pak ditë përpara sfidës së vajtjes me Levanten në kupë, talenti katalanas ishte përjashtuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit që luajti me Barcelona B. Pavarësisht kartonit të kuq, trajneri Valverde vendosi ta aktivizonte disa minuta të riun Çumi duke rrezikuar pezullimin.

Sipas Federatës Spanjolle, kërkesa e bërë nga klubi i Levantes është bërë jashtë afatit të caktuar si datë denoncimi, kësisoj Barcelona do të vazhdojë më tej, pavarësisht parregullsisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat