Gjilani transferon dyshen Hajdari dhe Shabani

Futboll

Gjilani transferon dyshen Hajdari dhe Shabani

Më: 19 janar 2019 Në ora: 16:32
Gjilani transferon dyshen Hajdari dhe Shabani

Skuadra e futbollit Gjilani sot ka arritur të finalizoj marrëveshjen me dy futbollistët nga Podujeva, bëhet fjalë për Fiton Hajdarin dhe Kushtrim Shabanin.

"Të dy lojtarët ediconin vjeshtorë janë paraqitur për skuadrën nga qyteti i tyre, KF Llapi. Mesfushori 22 -vjeçar Kushtrim Shabani kujtojmë se ishte gjithashtu edhe reprezentues i Kosovës U-21, ku arriti të shfaqë potencialin e tij në ndeshjet kualifikuese të kësaj gjenerate.Shabani do të jetë pjesë e Gjilanit deri në qershor të vitit 2020.

Fiton Hajdari i cili dy vite më pare ishte shpallur kampion i Kosovës me Trepçën '89, luan pozitën e sulmesit të krahut. 27 -vjeçari nga Podujeva, ka nëshkruar sot për skuadrën tonë kontratën, e cila është e vlefshme deri në verën e vitit 2020", bëhet e ditur nga Gjilani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat