Pesë gola në ‘Olimpico’, mezi fiton Roma

Futboll

Pesë gola në ‘Olimpico’, mezi fiton Roma

Nga: K. G. Më: 19 janar 2019 Në ora: 16:53
Pesë gola në ‘Olimpico’, mezi fiton Roma

Roma mezi arkëtoi tri pikë në stadiumin “Olimpico”, ndaj Torinos së papërshtatshme.  Romakët shënuan fitore me rezultat 3:2, në ndeshjen e javës së 20-të në Serie A. Ndeshje dramatike e me pesë gola të shënuar, por në fund Roma nuk lejoi që të mbetet vetëm me një pikë.

Për Romën shënuan futbollistët Zaniolo (15), Kolarov (34'-nga penalltia), El Shaarawy (73')  dhe për Torinon Rincon (51') e Ansaldi (67'). Roma renditet në vend të katërt me 33 pikë, ka 6 më shumë se Torino që zë pozitën e nëntë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat