Gjyqtari dërgon në tribuna trajnerin

Futboll

Gjyqtari dërgon në tribuna trajnerin

Më: 19 janar 2019 Në ora: 17:14
Gjyqtari dërgon në tribuna trajnerin

Nuno Espirito Santo u dërgua në tribuna pasi Diogo Jota shënoi golin dramatik të fitores në triumfin 4:3 të Wolves kundër Leicester Cityt.

Trajneri portugez vrapoi nga zona e tij për t’iu bashkuar lojtarëve në festë pasi Jota shënoi në minutën e 92-të.

Ai u dërgua në tribuna disa sekonda më vonë nga gjyqtari Chris Kavanagh.

Në anën tjetër, trajneri i “Dhelpërave”, Claude Puel u pa i zhgënjyer pasi Leicesteri kishte luftuar shumë për t’u rikthyer në ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat