Reali fiton derbin! Dy futbollistët të përgjakur

Futboll

Reali fiton derbin! Dy futbollistët të përgjakur

Nga: K. Goca Më: 19 janar 2019 Në ora: 18:07
Pamje nga ndeshja

Real Madridi me shumë vështirësi shënoi fitore me rezultat 2:0 në duel me Sevillën, në ndeshjen derbi të javës së 20-të të Kampionatit të Spanjës. 

Futbollisti brazilian Casemiro me një goditje nga rreth 30 metra shënoi eurogol në këndin e epërm të majtë të portierit të Sevillës, Vaclik pikërisht në minutën e 78-të.  Në minutën e 90+2, kroati Luka Modriç, futbollisti më i mirë në botë, vulosi fitoren e madhe me rezultat 2:0.  Tri pikë që peshojnë shumë për madrilenët dhe e mbajnë në hap për titullin e kampionit, kurse Sevilla ka qenë e pafat. Në fakt, një ndeshje me dy futbollist të përgjakur në pjesën e parë.

Tetë minuta para përfundimit të 45 minutave të para ka ardhur një përplasje e frikshme mes Luka Modriç dhe Franco Vazques. Të dy lojtarët kanë patur nevojë për ndërhyrjen e mjekëve pas të çarave të pësuara në kokë. Reali ngjitet në vend të tretë me 36 pikë, ka tri më shumë se rivalin një pozitë më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat