Nuk është normale, PSG fiton 9:0 në kampionat! Mbappe e Cavani, het-trik

Futboll

Nuk është normale, PSG fiton 9:0 në kampionat! Mbappe e Cavani, het-trik

Nga: K. Goca Më: 19 janar 2019 Në ora: 18:49
Pamje nga ndeshja

Kampioni në fuqi dhe lideri i kampionatit, ka luajtur si macja me miun me Guingamp-in, duke i shkaktuar debakël me rezultat 9:0, në ndeshjen e javës së 21-të të kampionatit francez. Golat i shënuan: Neymar (11' e 68'), Mbappe (37',  45' e 89’), Cavani (60', 66' e 75') e Meunier (83').

PSG udhëheq me 53 pikë, kurse Guingamp është në fund të renditjes me 14. PSG nuk ka rival në Francë dhe vështirë ndonjë skuadër që mund ta rrezikojë pozitën e parë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat