Kamberi shënon, skuadra e tij kualifikohet në të 8-tën e finales në Skoci  

Futboll

Kamberi shënon, skuadra e tij kualifikohet në të 8-tën e finales në Skoci  

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2019 Në ora: 19:01
Kamberi shënon, skuadra e tij kualifikohet në të 8-tën e finales në Skoci  

Sulmuesi nga Kosova, Florian Kamberi, me skuadrën e Hibernianit me shumë lehtësi u kualifikuan në të tetën e finales së Kupës së Skocisë në futboll. Hiberniani e mposhti me rezultat 4:0 ekipin e një rangut më të ultë, Elgin City.

Kamberi e hapi serinë e golave në minutën e 21-të, për të vazhduar Horgan (25’ e 53’) dhe Mallan (45’-nga penalltia).  Kamberri luajti deri në minutën e 68-të dhe u zëvendësua nga Shaw. Synimi i skuadrës së Kamberit është që të kualifikohen në finalen e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat