Ky është mesazhi i Rashicës pas golit kundër Hannover

Futboll

Ky është mesazhi i Rashicës pas golit kundër Hannover

Më: 19 janar 2019 Në ora: 20:16
Këtë fitore Bremen e arritën falë golit të reprezentuesit nga Kosova Milot Rashica.

Werder Bremen sot ka shënuar fitore minimale në udhëtimin kundër Hannover.

Këtë fitore Bremen e arritën falë golit të reprezentuesit nga Kosova Milot Rashica.

Anësori “dardan” tundi rrjetën e Hannover kur po luhej minuta e 32’ e takimit.

Me këtë gol, Miloti ka justifikuar besimin e trajnerit të tij, i cili e aktivizoi atë nga minuta e parë.

Pas këtij goli që pati rëndësinë e tri pikëve, Rashica ka shkruar një mesazh në “Twitter”.

“Nuk ka mënyrë më të mirë se kjo për ta nisur vitin” ka shkruar reprezentuesi i Kosovës.

Mendime të mira për lojtarin, trajneri i Werder ka dhënë edhe para disa javëve ku ka thënë se lojtari po shënon progres të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat