Valverde komenton afatin kalimtar, ja çfarë thotë për De Jong dhe Vela

Futboll

Valverde komenton afatin kalimtar, ja çfarë thotë për De Jong dhe Vela

Më: 19 janar 2019 Në ora: 23:06
Frenkie de Jong

Barcelona nuk është se ka zhvilluar ndonjë merkato aq produktive këtë afat kalimtar.

Është thënë se katalanët kanë arritur një marrëveshje personale me mesfushorin e PSG, Adrien Rabiot, i cili pritet të transferohet në “Camp Nou” në fund të këtij sezoni.

Gjithashtu, cak i Barcës janë edhe Frenkie de Jong dhe Carlos Vela, me të cilët skuadra ende nuk ka përfunduar marrëveshjet.

Problem për “blaugranët” është edhe PSG, që po e josh me oferta të majme yllin holandez të Ajaxit.

Por, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është shprehur i qetë dhe ka thënë se është në pritje të marrëveshjeve.

“Insistoj në përgjigjen e njëjtë. Ai është një lojtar i mirë që luan në një skuadër tjetër” ka thënë Valverde.

“Nuk do ta komentoj gjithë këtë në një konferencë shtypi. Kam gjithë respektin për De Jong dhe Ajax” ka thënë tutje trajneri.

Kurse, tutje ai ka komentuar edhe meksikanin Carlos Vela.

“Ai është një lojtar i mirë. Ka luajtur në ligën tonë por ne nuk flasim për lojtarët që nuk janë në skuadrën tonë” ka vazhduar strategu.

“Nuk jam i nervozuar. E di se klubi po punojnë sipas mundësive të tyre. Nuk është aq e lehtë sa duket” ka thënë ndër të tjerash Valverde.

Sot është raportuar se Barcelona ka dërguar një ofertë që e ka thyer mendjen e Frenkie de Jong, dhe mund të ndodh që lojtari të nënshkruaj gjatë këtyre ditëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat