“Zikaltër në zemër”, Wanda shkrin akujt e rinovimit me një këngë

Futboll

“Zikaltër në zemër”, Wanda shkrin akujt e rinovimit me një këngë

Më: 20 janar 2019 Në ora: 06:38
Wanda dhe Mauro Icardi

Mauro Icardi dhe Inter pritet të takohen këto ditë për të negociuar për rinovimin e lojtarit me klubin zikaltër dhe agjentja e argjentinasit, Wanda Nara, njëkohësisht bashkëshortja e tij duket se po i thyen akujt e të gjithë deklaratave me thumba që thotë në media e poston në rrjete sociale. 

Wanda ka publikuar projektin për të cilën ka muaj që ka punuar. Në fakt është një këngë, realizimin e të cilës e ka kryer në bashkëpunim me Davide Demarinis, i cili njihet për projektet që punon me klubin zikaltër.

Të dy së bashku kanë sjellë një këngë me titull: “Zikaltër lind!”, dhe është Wanda që këndon një pjesë të tekstit, ku fjalët janë më shumë sesa të një tifozeje speciale. 

"Zikaltër në zemër, 

Një histori e madhe dashurie,

Një fe që ndihet,

Që lëviz,

Në shi e diell,

Me pasion një siguri e vetme,

Një fanellë që do nderohet

Në shtëpi dhe në transfertë...", është teksti i fragmentit të këngës që pritet të dalë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat