Skuadra e Premier League hap dyert e stadiumit për të akomoduar të pastrehët

Futboll

Skuadra e Premier League hap dyert e stadiumit për të akomoduar të pastrehët

Më: 20 janar 2019 Në ora: 07:22
Ilustrim

Skuadra e Crystal Palace ka vendosur që të hapë dyert e stadiumit të tij për të mikpritur njerëzit që kanë nevojë për një strehë. Duke parë që ditët e fundit temperaturat në Londër kanë qenë shumë të ulta, nën zero, atëherë klubi ka vendosur që të transformojë disa zona të stadiumit në dhoma gjumi, ku secila prej tyre do të mirëpresë deri në 10 të pastrehë. Përveç fjetjes, këta persona do të kenë mundësi edhe të ushqehen dhe të përdorin banjot.

“Ky është një shembull që duhet ta ndërmarrin edhe klubet e tjera angleze”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Londrës. Stadiumi i Crystal Palace ka hapur prej dy ditësh dyert për të pastrehët dhe personat e parë kanë nisur të akomodohen në dhomat e krijuara.

“Jemi të lumtur që bashkëpunojmë me Bashkinë dhe të ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë, në mënyrë që të kalojnë në kushte më të mira këto muaj të ftohta të dimrit”, thanë drejtuesit e Crystal Palace.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat