Habit Blero: Kam luajtur futboll kundër Zlatan Ibrahimovic

Futboll

Habit Blero: Kam luajtur futboll kundër Zlatan Ibrahimovic

Më: 20 janar 2019 Në ora: 10:05
Blero dhe Zlatan Ibrahimovic

Blero ka qenë i ftuar mbrëmë (e shtunë) në “Prive”, ku zbuloi disa gjëra që nuk i kemi ditur për të.

Në mesin e shumë gjërave, këngëtari zbuloi se vite më parë kishte pas rastin të luante kundër futbollistit të famshëm, Zlatan Ibrahimovic.

“Kur kam qenë më i ri, isha aktiv në futboll, në Suedi. Më ka ra me luajt një herë kundër futbollerit shumë të famshëm, që tash njihet në krejt botën, Zlatan Ibrahimovic”, ka thënë Blero.

Ai shtoi se ekipi i tij kishte zhvilluar ndeshje kundër ekipit të futbollistit, për kupën e Suedisë.

“Ka qenë një ndjenjë interesante, në atë kohë ishte normale veç lojë, por tash pas 15-16 vitesh, ai është bërë yll i botës në futboll, është legjendë. Është interesant kur i thua dikujr që unë kam luajtur kundër tij”, ka shtuar Blero. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat