Jo vetëm Barella, Inter përgatit revolucion me dy “koka turku”

Futboll

Jo vetëm Barella, Inter përgatit revolucion me dy “koka turku”

Më: 20 janar 2019 Në ora: 10:27
Barella

Një Inter i shëmtuar ishte ai i mbrëmshmi ndaj Sassuolos, ashtu siç ka ndodhur në vitet e fundit me skuadrën zikaltër që nuk ia ka dalë të marrë rezultate pozitive ndaj një skuadre që tashmë është pa frikë “macja e zezë” për ta.

Në shtëpinë e Interit, me Marottan dhe Ausilion në krye po përgatiten disa ndryshime që janë në plan afatgjatë. Parësore për momentin është mbyllja e marrëveshjes për portierin Brazao, të cilin do e lënë në huazim te Chievo, si dhe përgatitja për një huazim në mesfushë e tipit Rafinha. Gjithsesi për në qershor po përgatiten ndryshime në planin taktik-teknik.

Takimi i drejtuesve të Inter me ata të Cagliari ka vëretetuar se zikaltrit janë në kërkim të talenteve të rinj, kryesisht italianë ose që janë të konfirmuar në Seria A, apo me eksperiencë ndërkombëtare. Nuk është rastësi që Beppe Marotta ka kërkuar të mbyllë marrëveshjes me Diego Godin me kosto zero për në qershor. 

Barella nuk është i vetmi italian që po përgatitet për të kaluar në Milano, zikaltrit po punojnë fort për të zhvilluar negocime për Frederico Chiesa, i cili është në pronësi të Fiorentinës. Operacioni për të marrë sulmuesin anësor dihet se është shumë i vështirë sepse vlera e kartonit të tij është rreth 60 milionë euro (ky është çmimi i vënë nga klubi violë). 

Edhe për këtë situatë drejtuesit e Interit kanë menduar një formulë për të marrë në skuadër italianin. Për të bërë të mundur realizimin e këtij plani duhet që dikush të sakrifikohet. I pari në listë, që mund t’i ofrohet Fiorentinës është Roberto Gagliardini, i cili në Milano ka gjetur pak hapësirë këtë sezon. Tjetri është Yann Karamoh i cili është i huazuar te Bordo dhe po vazhdon të rritet gjetur vazhdimësinë. Vlera e kartonit të tyre varion nga 10 deri në 20 milionë euro, shifra që do të reduktonin shpenzimet për të marrë shërbimet e Chiesas.

Palët do të negociojnë, por strategjia është e qartë. Inter do të përpiqet të futet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat