Modriç zbulon të ardhmen

Futboll

Modriç zbulon të ardhmen

Më: 20 janar 2019 Në ora: 13:24
Modriç zbulon të ardhmen

Luka Modriç ngriti zërin pak kohë më parë për faktin se gjërat nuk po shkonin ashtu si duhet te Reali dhe dje tha të kundërtën. “Më në fund ishim Reali i Madridit. Na mungonte prej kohësh një ndeshje e tillë. Ndoshta ishte më e mira e sezonit.

Por, unë do t’i them gjërat gjithmonë ashtu siç janë, sepse jam i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë. Ishte një rezultat i merituar, sepse e kërkuam golin nga fillimi në fund. Madje duhet të kishim shënuar më shpejt dhe ta mbyllnim ndeshjen. Treguam se nuk kemi harruar të luajmë futboll, por ishte thjesht çështje kohe dhe impenjimi”, ka thënë fituesi i “Topit të Artë” 2018. Më tej ai foli edhe për rinovimin dhe zërat e merkatos që qarkullojnë rreth kalimit të mundshëm tek Interi. “Unë jam shumë i lumtur te Reali dhe kam kontratë për një vit e gjysmë. Do të vazhdoj të qëndroj këtu dhe nuk jam i shqetësuar për rinovimin. Shpresoj që edhe klubi dhe drejtuesit të duan të njëjtën gjë”, ka thënë mesfushori i Realit pas ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat