Shkëlqimi i shqiptarëve dhe katër golat e Zapatas në Serie A

Futboll

Shkëlqimi i shqiptarëve dhe katër golat e Zapatas në Serie A

Nga: K. Goca Më: 20 janar 2019 Në ora: 14:22
Shkëlqimi i shqiptarëve dhe katër golat e Zapatas në Serie A

Portieri Etrit Berisha dhe futbollisti Berat Gjimshiti me ekipin e Atalantës shkëlqyen dhe në udhëtim triumfuan me rezultat bindës 5:0 ndaj Frosinones, në ndeshjen e javës së 20-të të Serie A.

Shqiptarët shkëlqyen veçmas sulmuesi kolumbian Duvan Zapata që realizoi katër gola dhe tani ka 14 gola sa ka edhe Cristiano Ronaldo i Juventusit në krye të listës së shënuesve.

Gianluca Mancini shënoi në minutën e 11-të, pastaj Duvan Zapata është shënues i katërfishtë në minutën e 44-të, 47', 64' e 73'. Berisha dhe Gjimshiti u paraqitën titullarë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 83-të, ndërsa Atalanta është në vend të gjashtë me 31 pikë, kurse Frosinone e 19-ta me 10.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat