Shqiptari shënon, por Wolfsburg mposhtet nga Schalke - Bota Sot
Shqiptari shënon, por Wolfsburg mposhtet nga Schalke

Futboll

Shqiptari shënon, por Wolfsburg mposhtet nga Schalke

Nga: K. G. Më: 20 janar 2019 Në ora: 19:44
Rexhbeçaj shënon, por Wolfsburg mposhtet nga Schalke

Pas futbollistit Milot Rashicës që shkëlqeu të shtunën në fitoren 1:0 te Werder Bremenit, në skenë doli futbollisti tjetër i talentuar nga Kosova, Elvis Rexhbeçaj. Ai luajti titullar për Wolfsburgun dhe u zëvendësua në minutën e 72-të.  Wolfsburg si mysafirë pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Schalke.

Në minutën e 8-të, Daniel Caligiuri nga penalltia kaloi në epërsi Schalken 04, kurse Rexhbeçaj nga afërsia barazoi rezultatin në minutën e 20-të. Në minutën e 79-të, Caligiuri realizon golin e dytë të tij dhe të fitores së Schalkes me rezultat 2:1. Pas 18 jave Wolfsburg renditet në vend të 6-të me 28 pikë, shtatë me shumë se Schalke që renditet i 12-ti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...