Zbulohet arsyeja, ja pse nuk do të startojë sonte Lionel Messi

Futboll

Zbulohet arsyeja, ja pse nuk do të startojë sonte Lionel Messi

Më: 20 janar 2019 Në ora: 19:56
Leo Messi

Barcelona dhe Leganes takohen sonte me fillim nga ora 20:45 në ‘Camp Nou’, në kuadër të xhiros së 20’të të La Ligas.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka befasuar të gjithë, pasi ka lënë në stol yllin e ekipit, Leo Messi.

Lionel Messi është lënë jashtë formacionit të Barcelonës për ndeshjen në shtëpi ndaj Leganes, por trajneri Ernesto Valverde kishte paralajmëruar tashmë se ai ishte i vendosur për të pushuar atë.

Valverde ka vendosur të inkuadrojë në lojë Philippe Coutinho, Ousmane Dembele dhe Luis Suarez.

“Është e mundur që ai (Messi) të mos luajë në një nga ndeshjet e ardhshme,” tha trajneri i Barcelonës Valverde para ndeshjes.

“Ne jemi duke arritur në kohën kur fillojmë të numërojmë pikët. Ne duhet të jemi më të fortë se kurrë për të arritur objektivat tona. Kemi ndeshje të vështira, andaj na duhen lojtarë të pushueshëm”, përfundoi ai.

Image

Ja formacionet zyrtare të ndeshjes:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat