Fiton Barcelona - Bota Sot
Fiton Barcelona

Futboll

Fiton Barcelona

Më: 20 janar 2019 Në ora: 23:37
Barcelona

Barcelona ka arritur fitore të ngushtë kundër Leganes, në një ndeshje ku Valverde kishte vendosur që të mos starton me Messin. Megjithatë në fund Blaugrana arriti një fitore të rëndësishme për të vazhduar diferencën prej pesë pikëve me Atletico Madrid në La Ligan spanjolle
Barcelona ka arkëtuar tri pikët e radhës kundër skuadrës problematike, Leganes.

Ishte një ndeshje që u dominua nga vendasit por që nuk ishte edhe një ndeshje aq lehtë sa ishte menduar në fillim për kampionin në fuqi të Spanjës.

Ndeshje filloi pa Leo Messin në formacionin kryesor, ku Valverde kishte vendosur që sonte në sulm të startonte me Dembelen, Suarezin dhe Coutinhon.

Barcelona e filloj mirë pjesën e parë dhe erdhi deri të goli në minutën e 32-të shënon Dembele.

Me këtë rezultat përfundon pjesa e parë, kurse në pjesën e dytë Leganes e fillojnë më mirë dhe barazojnë rezultatin në minutën e 57-të me Martin Braithëaite.

E për ta kthyer epërsinë Barcelona inkuadron Messin në vend të Alenas në minutën e 64-të.

Ishte pikërisht Messi që e kthen rezultatin.

Fillimisht ai bën një goditje të fortë në minutën e 71-të të cilën e pret portieri Leganes por topi i kthyer kthehet në këmbët e Suarez që shënon golin e dytë.

Por, Leganes nuk dorëzohen dhe ishin afër të barazojnë disa herë.

Ishte Messi që përsëri doli në skenë për ta shënuar golin e nokdaunit dhe Barcelona të vazhdojë epërsinë prej pesë pikëve nga vendi i dytë, Atletico Madrid pas xhiros së 20 të La Ligës spanjolle.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...