Gabigol çudit me deklaratën për Inter

Futboll

Gabigol çudit me deklaratën për Inter

Më: 21 janar 2019 Në ora: 00:36
Gabigol

I prezantuar sot te skuadra e Flamengo-s në Brazil, sulmuesi që mbetet ende në pronësi të Inter, Gabigol dha një intervistë të gjatë për “GloboEsporte”. Ndër të tjera, Gabigol foli për këtë periudhë të karrierës së tij, sikurse dhe për marrëdhënien me klubin zikaltër që zotëron kartonin.

“Është një moment special për mua, brenda dhe jashtë fushës. Jam shumë i lumtur dhe dua të kënaq tifozët. Jam mësuar me presionet, edhe sepse kam patur shumë eksperienca që i ri. Ditët e sotme, kur zgjohem, mendoj se duhet të jem më i mirë se dje, ndërsa nesës më i mirë se sot. Mendoj gjithmonë se duhet të përmirësohem në të gjitha. Jo vetëm si futbollist, por edhe si qënie njerëzore, mik dhe djalosh”, u shpreh Gabigol.

“Tek Inter nuk pata shumë shanse ndaj dhe nuk dëshmova dot atë që di, por di që zikaltërit rinovuan me mua edhe për një tjetër vit, sepse kanë besim tek unë. Jam ende shumë i ri, njerëzit harrojnë që jam vetëm 22 vjeç dhe objektivi im sot është Flamengo, veçanërisht këtë vit. Më pas të shohim çfarë ndodh”, deklaroi braziliani.ts

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat