Barcelona merr lajmin katastrofal nga Ousmane Dembele

Futboll

Barcelona merr lajmin katastrofal nga Ousmane Dembele

Më: 21 janar 2019 Në ora: 08:54
Ousmane Dembele ka pësuar lëndim

Barcelona mund të mbetet për shumë gjatë pa Ousmane Dembelen.

Ousmane Dembele ka pësuar lëndim në fitoren 3 me 1 të Barcelonës ndaj Leganes në këtë fundjavë që shkoi.

Ylli francez e shënoi golin e parë për katalonasit, mirëpo në pjesën e dytë ai pësoi një lëndim tejet të rrezikshëm.

Dembele e lëndoi kyçin e këmbës, ndërsa do iu nënshtrohet sot (e hënë) testeve mjekësore.

Barcelona ka njoftuar francezi do tu nënshtrohet testeve mjekësore, për të dal me një përfundim rreth lëndimit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat