Sot do të luhet ndeshja në mes të Genoas dhe Milan në kuadër të Serie A.
Genoa do ta presë në shtëpi, skuadrën rosonere e cila nuk është duke kaluar në një formë shumë të mirë.
Milan vjen pas humbjes të cilën e ka pësuar në Superkupën e Italisë , nga Juventusi andaj do të kërkojë të këndellët.
Genoa janë të pamposhtur në katër ndeshjet e fundit në Serie A dhe këtë seri do të kërkojnë ta vazhdojnë ani pse do të jetë mjaftë vështirë.
Tek rosonerët do të rikthehet Suso, I cili ka munguar, dhe kjo pirtet të jëtë ndeshja e parë për të në vitin 2019.
Formacionet e mundshme:
Genoa: Radu; Biraschi, Romero, Criscito; Veloso; Romulo, Hiljemark, Bessa, Lazovic; Kouame, Favilli;
Milan: Donnarumma; Abate, Musacchio, Zapata, Rodriguez; Paqueta, Bakayoko, Calhanoglu; Suso, Cutrone, Castillejo.