Elseid Hysaj në planet e Interit

Futboll

Elseid Hysaj në planet e Interit

Më: 21 janar 2019 Në ora: 09:59
Elseid Hysaj

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane ditën e sotme.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Sipas “Internews.it”, shkodrani mund të përfundojë tek Interi, teksa është piketuar nga drejtuesit zikaltër si zëvendësues i kroatit Sime Vrsajlko.

Nënkampioni i botës i huazuar nga Atletico e Madridit, nuk po bind, dhe blerja e kartonit për 17.5 milionë euro, duke e vështirë.

Për këto arsye, zikaltrit i kanë kthyer sytë nga Hysaj, teksa palët pritet të nisi bisedimet në ditët e ardhshme.

Pengesa e vetme është çmimi i lartë i kartonit që drejtuesit napolitanë kërkojnë për të lënë të lirë shqiptarin. Plot 50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat