Perinetti: Vështirë të mbash Piatek pas ofertës së Milan

Futboll

Perinetti: Vështirë të mbash Piatek pas ofertës së Milan

Më: 21 janar 2019 Në ora: 13:07
Giorgio Perinetti

Giorgio Perinetti, drejtori I përgjithshëm i Genoa ka folur për mediat italiane për çështjen Piatek:

“Jam dakord me deshpërimin e tifozëve por ky është futbolli, jo vetëm Piatek por dhe Kouame janë të rinjë dhe me ambicje të mëdha. Milan vjen dhe i ofron një rroge 4/5 herë më te madhe se ajo cfarë i ofrojmë ne dhe nuk mund ti themi dot lojtarit jo, përndryshe si do të ishte gjendja e tij në fazën e dytë në rast refuzimi nga ana jonë?” u shpreh Perinetti.

Për fatin e Piatek thuhet se gjithçka do të vendoset pas ndeshjes së sotme ku pritet të mbahett edhe një takim mes drejtuesve të të dyja skuadrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat