Mourinho rrëfen tmerrin: Isha duke vdekur brenda koshit - Bota Sot
Mourinho rrëfen tmerrin: Isha duke vdekur brenda koshit

Futboll

Mourinho rrëfen tmerrin: Isha duke vdekur brenda koshit

Më: 21 janar 2019 Në ora: 13:22
Jose Mourinho

Jose Mourinho gjithmonë dhuron spektakël kur i duhet të flasë për punën që bën.

Trajneri portugez, tashmë në rolin e komentatorit, ka treguar disa episode për “BEIN Sports”.

Ndërkohë, portugezi tregon edhe një incident në vitin 2005, kur ishte trajner i Chelseat. Ai tregon se kishte qenë pranë vdekjes, kur në një ndeshje teksa ishte ndëshkuar nga UEFA me 2 ndeshje pezullim, ishte futur fshehurazi në dhomën e zhveshjeve para se vinin zyrtarët e ndeshjes.

“Në një ndeshje që isha i pezulluar, u futa në dhomën e zhveshjes që në mesditë. Ndeshja luhej në orën 7. Doja të isha aty kur lojtarët të mbërrinin. Shkova aty, askush nuk më pa, por problemi ishte si të dilja.

E njihni Stjuart Benister, personi që kujdeset për uniformat te Chelsea. Stjuarti i hollë. Ai më futi në një nga koshat e lavanderisë, një kosh i madh, prej metali. Kisha shumë pak hapësirë aty brenda, me zor merrja frymë. Stjuarti po dilte nga dhoma, por vërdallë ishin zyrtarët nga UEFA, që po pyesnin për mua, se ku mund të isha. Ai e mbylli fare koshin, dhe unë me zor po merrja frymë. Ju betohem, është diçka e vërtetë. Po vdisja. Kur erdhi më në fund, dhe hapi kutinë, e pa se isha shumë keq, dhe gati po vdisja”, deklaroi Mourinho.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...