Befason Barcelona, transferon Boatengun

Futboll

Befason Barcelona, transferon Boatengun

Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:02
Kevin Prince Boateng

Futbollisti ganez ka udhëtuar drejt Spanjës për të nënshkruar me katalanasit.

Një lajm i befasishëm vjen nga Italia dhe Spanja.

Kevin Prince Boateng, lojtari i Sasuolos ka nënshkruar me Barcelonën. Sky Sport, shkuran që tashmë ganezi është një lojtar i Barcelonës.

Ish-mesfushori i Milanit, do të kalojë në formë huazimi tek kampionët e Spanjës për 2 milionë euro, me të drejtë blerje në fund të sezonit, për 8 milionë euro.

Madje lojtari tashmë është nisur për në Spanjë ku pritet edhe të nënshkruajë kontratën me katalanasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat