E do Man Utd, Southgate vjen me përgjigje zyrtare

Futboll

E do Man Utd, Southgate vjen me përgjigje zyrtare

Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:03
Gareth Southgate

Gareth Southgate është bërë cak i Manchester United.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, është duke u kërkuar nga Manchester United.

Trajneri i ‘Tre Luanëve’ ka thënë se ai është i privilegjuar që është trajner i kombëtares angleze, andaj nuk po e mendon largimin.

“Është një privilegj dhe nder për mua të jem trajner i Anglisë”, ka thënë Southgate.

“Ne kishim një vit të madh, andaj duam të vazhdojmë të zhvillohemi edhe më shumë.

“Në media shkruhet gjithçka, por unë ju them se nuk jam duke menduar për ndonjë skuadër tjetër (Manchester United), pasi duam të vazhdojë me kombëtaren”, ka shtuar më tej trajneri anglez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat