Edhe një largim nga Drita

Futboll

Edhe një largim nga Drita

Më: 21 janar 2019 Në ora: 15:08
Edvan Bakaj

Portieri Edvan Bakaj largohet nga Drita e Gjilanit, skuadër së cilës iu bashkua gjatë verës dhe fitoi trofeun e parë sezonal, Superkupën e Kosovës.

Me marrëveshje mes palëve është vendosur për shkëputjen e bashkëpunimit.

Bakaj iu bashkua “Intelektualëve” në verë nga Liria e Prizrenit, por që nuk u përshtat mirë me klubin dhe me mirëkuptim të dyanshëm janë ndarë rrugët.

Drita, në postimin në Facebook e falënderon portierin Bakaj për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat