Milani e mund Genoan, rikthehet në vendin e katërt në Serie A - Bota Sot
Milani e mund Genoan, rikthehet në vendin e katërt në Serie A

Futboll

Milani e mund Genoan, rikthehet në vendin e katërt në Serie A

Më: 21 janar 2019 Në ora: 17:04
Pamje nga ndeshja

Milani e ka rikthyer pozitën e katërt në Serie A, vendin e fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve, pasi e mposhti 2-0 Genoan të hënën në Stadio Luigi Ferraris.

Skuadra e Gennaro Gattusos e regjistroi fitoren e dytë me radhë në ligën elitare italiane pas një serie negative prej pesë ndeshjeve pa fitore, duke e mundur 2-0 Genoan në udhëtim.

Me një dominim të dukshëm nga kuqezinjtë, por me raste të barabarta nga të dy palët u mbyll pjesa e parë.

Milanit iu deshën 72 minuta për ta gjetur rrjetën e portës vendase, kur Fabio Borini realizoi për 1-0 nga afërsia.

Pak minuta pas golit të vizitorëve, Genoa ishte shumë pranë ta barazojë rezultatin, por goditja e Miguel Velosos u ndalë nga shtylla.

Milani e vulosi fitoren kur Suso shënoi një super solo gol pas një kundërsulmi fantastik shtatë minuta para fundit.

Milani tani ngrihet për tri pozita në renditjen e Serisë A, duke zënë vendin e katërt me 34 pikë, një më shumë se Roma në vendin e pestë dhe dy më shumë se Lazio në vendin e gjashtë.

Genoa, ndërkohë, renditet e 14-ta me 20 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...