Boateng konfirmon për “Sky Sport”: Po iki tek Barca i lumtur

Futboll

Boateng konfirmon për “Sky Sport”: Po iki tek Barca i lumtur

Më: 21 janar 2019 Në ora: 20:49
Kevin Prince Boateng

Sot ka ndodhur një nga transferimet më befasuese në afatet e fundit kalimtare.

Skuadra e Barcelonës ka transferuar mesfushorin e njohur, Kevin Prince Boateng, nga skuadra e Sassuolos.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet lojtari në një intervistë të tijën me “Sky Sport”, ku është shprehur i lumtur për transferimin e tij.

“ Barca, unë jam duke ardhur. Jam i mërzitur që po largohem nga Sassuolo por është një shans i madh për mua” ka thënë Boateng.

“Mos më pyesni për Real Madrid…. është vetëm e kaluar. Dua vetëm të fokusohem tek Barcelona dhe shpresoj të shënoj në “Bernabeu”, në “El Clasico”, ishin fjalët e Kevin Prince.

Mbetet të shihet se si do të adoptohet Boateng tek Barcelona dhe a do të mund të gjejë vend në formacionin e Valverdes, duke pasur parasysh se reparti i mesfushës është i “mbipopulluar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat