Rrugëtimi i Boatengut: Nga Las Palmas në Frankfurt, në Sassuolo e në fund në Barcelonë - Bota Sot
Rrugëtimi i Boatengut: Nga Las Palmas në Frankfurt, në Sassuolo e në fund në Barcelonë

Futboll

Rrugëtimi i Boatengut: Nga Las Palmas në Frankfurt, në Sassuolo e në fund në Barcelonë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 06:59
Kevin-Prince Boateng

Kalimi i Kevin-Prince Boateng në Barcelonë nga Sassuolo për sa hap e mbyll sytë të hënën ka lënë shumë persona gojëhapur.

Në mëngjesin e së hënës, mediat italiane raportuan për se Barcelona kishte shfaqur interesim të madh për ganezin e rritur në Gjermani. Në shikim të parë, u duk thjesht një thashetheme e zakonshme në tregun e transferimeve, shkruan Gazeta Express.

Me kalimin e kohës, gjithçka u duk më serioze. Së pari lajmi që Boateng i kishte përshëndetur bashkëlojtarët e Sassuolos në drekë. Më vonë, 31-vjeçari e konfirmoi vetë se e tëra nuk ishte thashetheme.

“Barçë, po vij!”, ka thënë 31-vjeçari për gazetarin e Sky Sport Italia Fabrizo Romano.

Nuk vonoi shumë dhe edhe vetë Barcelona e bëri zyrtare kalimin e tij në formë huazimi deri në fund të sezonit, me opsion për ta blerë për 8 milionë euro.

Por, si përfundoi Boateng në Barcelona nga klubet e nivelit shumë më të ulët se tanimë klubi i tij i ri?

Milani ishte klubi i vetëm i madh që 31-vjeçari kishte luajtur në vitet e fundit. Më 2016 ai ishte pjesë e Milanit shkurtimisht, por më parë e kishte veshur fanellën kuqezi për tri vite nga 2010-ta deri më 2013.

në dy sezonet e fundit, ai luajti për Frankfurtin në Gjermani dhe Las Palmas në Spanjë, para se t’i bashkohej Sassuolos në Serie A në verë. Duke parë moshën dhe formën e tij, kalimi në Barcelonë do të ishte gjëja e fundit që vetë ganezit të tjerëve do t’i shkonte në mendje.

Këto janë klubet për të cilat ka luajtur Boateng gjatë karrierës së tij.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...