Xherdan Shaqirit iu është rritur vlera për 40 milionë euro nga vera - Bota Sot
Xherdan Shaqirit iu është rritur vlera për 40 milionë euro nga vera

Futboll

Xherdan Shaqirit iu është rritur vlera për 40 milionë euro nga vera

Më: 22 janar 2019 Në ora: 07:12
Xherdan Shaqiri

Observatori i Futbollit (CIES), i ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me vlerat e disa lojtarëve, ku vlerësohet edhe transferimi i Xherdan Shaqirit.

Ajo që është vlerësuar janë blerjet e verës si Cristiano Ronaldo, Alisson Becker edhe Xherdan Shaqiri.

Futbollisti me orgjinë shqiptare, që luan aktualisht për Liverpoolin ka befasuar me paraqitjet e tij dhe rritjen e vlerës së kartonit.

Xherdan Shaqiri u transferua në verë te Liverpooli për 14.7 milionë euro, ndërsa tani ajo është ngritur për 40.3 milionë euro.

Aktualisht vlera e kartonit të futbollistit vlerësohet 55 milionë euro. Ky është një rekord për një futbollist shqiptar.

Shaqa me Liverpoolin janë në pozitën e parë në Ligën Premier, ndërsa në garë është edhe në Ligën e Kampionëve.

Edhe Cristiano Ronaldos, i është rritur vlera, por mbanë vendin e 12-të me një vlerë të rritur të kartonit me 22.2 milionë euro.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...