Allegri flet për kalimin e Botang te Barcelona

Futboll

Allegri flet për kalimin e Botang te Barcelona

Më: 22 janar 2019 Në ora: 09:51
Boateng

Juventus ka mposhtur Chievo-n 3-0 në Allianz Stadium. Pas ndeshjes, trajneri Massimiliano Allegri ka folur për Sky: Ekipi bëri një ndeshje të mirë.

“Nuk ishte e lehtë pasi ishim pak të lodhur. Është një fitore më shumë në rrugën drejt Scudetto-s.

“Emre Can ka bërë një ndeshje të mirë, ai po përmirësohet pas dëmtimit.

"Dybala është thjesht i mrekullueshëm. Të shohësh në fushë është një kënaqësi. Nëse vazhdon kështu do të bëhet një lojtar i jashtëzakonshëm.

“Boateng te Barça? Te Milan edhe unë e kam përdorur si qendërsulmues, megjithëse ai është një mesfushor."

Fundjavën tjetër Juventus do të udhëtojë në Romë për transfertën e vështirë ndaj Lazio-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat